Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi i uron fat skuadrës së 2 Korrikut në UEFA Youth League: Është moment krenarie
    Ballina-1

    Ademi i uron fat skuadrës së 2 Korrikut në UEFA Youth League: Është moment krenarie

    16/09/2024 18:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka uruar fat skuadrës së 2 Korrikut që do të marrë pjesë në UEFA Youth League.

    “Le të jetë ky një tjetër rrugëtim i suksesshëm për futbollin e Kosovës dhe kjo garë të shërbejë si një mundësi e mirë për talentet tona që të dëshmojnë vlerat e tyre në Evropë”, ka thënë ndër të tjera Ademi.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:  

     FC 2 Korriku U19 do të debutojë në UEFA Youth League këtë të mërkurë. Ky pa dyshim është një moment krenarie për këtë klub, por edhe për futbollin kosovar, pasi për herë të parë pas anëtarësimit në UEFA, kampioni i Superligës U19 do të marrë pjesë në këtë garë, në të cilën përfshihen talentet nga e gjithë Evropa.

    Me këtë rast përgëzoj drejtuesit e FC 2 Korrikut për organizimin e mirë dhe stafin e trajnerëve për punën e bërë, teksa futbollistëve të rinj të këtij klubi u dëshiroj debutim të suksesshëm në Evropë në ndeshjen përballë Bylisit në Elbasan.

    Futbollistët e 2 Korrikut i kanë kryer përgatitjet e duhura në Kampin Nacional të FFK-së dhe janë të gatshëm për prezantim të denjë.

    Le të jetë ky një tjetër rrugëtim i suksesshëm për futbollin e Kosovës dhe kjo garë të shërbejë si një mundësi e mirë për talentet tona që të dëshmojnë vlerat e tyre në Evropë.

    Forca FC 2 Korriku! 🇽🇰⚽

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.