Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Laçi shënon gol, Rrahmani e Krasniqi me debutim ëndrrash në Champions
    Ballina-1

    Laçi shënon gol, Rrahmani e Krasniqi me debutim ëndrrash në Champions

    18/09/2024 20:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi kanë debutuar me fitore bindëse në Ligën e Kampionëve. Dy reprezentuesit e Kosovës u aktivizuan si zëvendësues te Sparta Praga që fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Salzburgut. 

    Ndeshja e  së mërkurës mbrëma i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit. U zhvillua në Pragë.

    Kampionia çeke dominoi plotësisht dhe mori tri pikët e para në Champions. Kaan Karirinen shënoi që në minutën e dytë për Spartën. Victor Olatunji shënoi golin e dytë në minutën e 42-të, ndërsa reprezentuesi i Shqipërisë, Qazim Laçi shënoi për 3:0 në minutën e 58-të.

    Laçi kaloi bukur tre lojtarë të ekipit austriak para se të dërgonte topin në rrjetë.

    Mesfushori Laçi startoi te Sparta Praga. Rrahmani u aktivizua në minutën e 64-t e Krasniqi në minutën e 71-të. Në stol te skuadra çeke mbeti Indrit Tuci.

    Rrahmani e Krasniqi për aq minuta sa ishin në fushë u shfaqën aktivë dhe kontribuan në sulmet e skuadrës.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.