Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Newcastle ndal Cityn
    Ballina-1

    Newcastle ndal Cityn

    28/09/2024 16:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pa futbollistin kryesor të skuadrës, Rodrin, Manchester City të shtunën është ndalur në barazim me rezultatin 1:1 nga Newcastle Unitedi. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues.

    Skuadra e Cityt kaloi e para në epërsi në minutën e 35-të. Mbrojtësi kroat, Joshko Gvardiol shënoi për 1:0. Pjesën e parë, City e mbylli në epërsi.

    Por në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 57-të, vendësit i barazuan shifrat me golin që e shënoi sulmuesi anglez, Anthony Gordon nga penalltia të cilën e fitoi vetë.

    Mesfushori spanjoll, Rodri e ka humbur edicionin 2024/2025 për shkak të lëndimit.

    Për Cityn ky ishte barazimi i dytë këtë edicion. Ka edhe katër fitore.

    Ndërsa Newcastle ka tri fitore, një humbje dhe dy barazime.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.