Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Luis Enrique përjashton Dembelen, sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal
    Ballina-1

    Luis Enrique përjashton Dembelen, sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal

    30/09/2024 13:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Luis Enrique trajneri i PSG-së ka përjashtuar sulmuesin Osmane Dembele, nga lista e të grumbulluarve për sfidën e rëndësishme ndaj Arsenalit në Emirates, për Champions League.

    Mediat në Francë theksojnë se ky përjashtim ka ardhur për arsye disiplinore, pasi mes të dyve ka pasur një debat të ashpër, pas sfidës të së premtes së shkuar, kur PSG arriti të fitonte ndaj Rennes me shifrat 3-1. Pas këtij debate, duket se tekniku spanjoll nuk e ka pëlqyer sjelljen e sulmuesit të tij, ndaj ka vendosur mos ta thërrasë për sfidën ndaj Arsenalit në Londër. Një mesazh i qartë ky I dhënë nga trajneri, se askush nuk është mbi ekipin.

    Megjithatë për Psg gjërat po shkojnë mire në kampionat për kampionët parizien, që edhe pas javës së 6-të dhe pas fitores ndaj Rennes mbajnë vendin e pare së bashku me Monaco me nga 16 pikë.

    Ndërkohë ka ardhur edhe humbja e pare e sezonit për Marseille e De Zerbit. Marsejezët u mposhtë në transfertë 1-0 ndaj Strausburg, duke mbetur kështu në vendin e 3, me 3 pikë më pak se sa kryesuesit e Ligue 1.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.