Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zhegrova, Muriq e Muslija pranojnë gabimin, kërkojnë falje
    Ballina-1

    Zhegrova, Muriq e Muslija pranojnë gabimin, kërkojnë falje

    04/10/2024 16:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tre prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriq e Florent Muslija kanë pranuar se në grumbullimin e kaluar të  përfaqësueses kanë shkelur rregullat. Ata kanë kërkuar falje për “gabimin”. Letrën e kërkim faljes e publikoi FFK-ja të premten, bashkë me listën e selektorit Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit.

    “Po u drejtohem me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar. Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve. Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, shkruan në letrën e kërkim-faljes.

    Të tre janë ftuar për ndeshjet e këtij muaji.

    Letra e publikuar nga FFK
    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.