Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Serbi – Zvicër
    Ballina-1

    Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Serbi – Zvicër

    08/10/2024 11:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Pierluigi Tami, ka thënë se nuk është i shqetësuar para ndeshjes që zhvillohet të shtunën në Leskovc të Serbisë. 

    Serbia do të përballet me Zvicrën në ndeshjen e tretë të Grupit A4 të Ligës së Kombeve nga ora 20:45. Danimarka i prinë grupit me gjashtë pikë. Katër pikë ka Spanja në vendin e dytë, ndërsa Serbia në vendin e tretë ka një pikë. Zvicra është e fundit pa pikë në dy ndeshje. 

    “Për ne, këto janë tregime të vjetra”, ka thënë drejtori Tami. “Është njësoj si ndeshjet tjera”. 

    Por, drejtori Tami nuk e fsheh faktin se dueli i së shtunës është emocionues. 

    Ai ka thënë se do të flasë edhe me Granit Xhakën. 

    “Provokimet nga jashtë gjithmonë janë të mundshme, nuk mund t’i kontrollosh ato. Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”. 

    Sipas tij, e rëndësishme është që të mos humbet energji në çështje që janë pak të rëndësishme. 
    Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar të hënën për masat e sigurisë që do të jenë jo të pakta për duelin ndaj Zvicrës. 

    Biletat do të jenë të personalizuara. Tifozët do të duhet të paraqesin dokumente të tyre në hyrje të stadiumit. Po ashtu do të ketë kontrolle që të mos ketë simbole apo mesazhe politike që janë të dukshme në flamuj, fanella apo shalle. Federata serbe është në “përcjellje të veçantë” nga UEFA. 

    Hera e fundit kur kjo Federatë është dënuar për çështje të tilla ishte në Kampionatin Evropian në Gjermani. 

    Në Federatën e Zvicrës kanë thënë se kanë pasur “eksperienca të mira” me Federatën e Serbisë dhe me autoritetet e sigurisë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.