Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Rumanisë i lutet tifozëve para ndeshjes me Kosovën: Mos krijoni atmosferë armiqësore
    Ballina-1

    Trajneri i Rumanisë i lutet tifozëve para ndeshjes me Kosovën: Mos krijoni atmosferë armiqësore

    11/11/2024 18:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Para ndeshjes me kombëtaren e Kosovës, trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu kishte një mesazh të veçantë për tifozët e kombëtares së tij që do të jenë të pranishëm në stadium, ku ai kërkon të mos ketë thirrje josportive.

    “Ne kemi nevojë për mbështetjen e publikut, kemi nevojë për një atmosferë entuziaste për të na mbështetur në përpjekjen tonë për të fituar këtë grup. Do të doja që publiku ynë të përpiqej të kishte të njëjtën sjellje si në Kampionatin Evropian, kur të gjithë vlerësonin mënyrën sesi silleshin tifozët tanë.

    Nuk kemi nevojë të krijojmë një atmosferë armiqësore për kundërshtarët tanë, për t’iu përgjigjur sfidave që do të jenë. Le të përpiqemi të qëndrojmë brenda kufijve të sportit dhe futbollit. Inkurajimi duhet të bëhet në atë mënyrë që lojtarët të ndjejnë praninë e plotë të publikut me ta”, tha fillimisht Lucescu, sipas FRF TV.

    Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar mes Rumanisë e Kosovës, në Bukuresht kishte thirrje kundër Kosovës, e poashtu u shfaq baneri “Kosova është Serbi”, ku më pas ndeshja edhe u ndalua për më shumë se gjysmë ore.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.