Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Eroll Salihu ia huq keq, Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin, e “bën”  kryetar të FFK-së
    Ballina-1

    Eroll Salihu ia huq keq, Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin, e “bën”  kryetar të FFK-së

    06/12/2024 15:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka marrë pjesë sot në ekspozitën e fotografit të njohur Blerim Uka me titullin “Lobimi përmes sportit”.

    Salihu, i cili ditë më parë bëri një gabim të madh kur tha se thirrjet nëpër stadiumet ndërkombëtare “Kosova është Serbi”, nuk janë raciste, sot gjatë fjalimit të tij ka bërë një lapsuz, shkruan Ballkani.info.

    Ai duke e falënderuar Memli Krasniqi për kontributin në lobimin për pranimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, në atë kohë si ministër i sportit, e “bën” si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

    “Falënderoj shumë për kontributin e dhënë në lobim për pranimin e sportit e në veçanti futbollit në arenën ndërkombëtare, ish-ministrin e sportit, tash kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Memli Krasniqin”, ka thënë Salihu.

    Salihu aktualisht njihet si një kundërshtar i madh i FFK-së, dhe duket se mendja e tij i rri vetëm tek kryetari i këtij institucioni, dhe kjo e shtynë të bëjë gabime të tilla çfarë e bëri këtë herë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.