Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi në finalen e FIFA Intercontinental Cup: Ngjarje si kjo, na kujtojnë bukurinë universale të futbollit
    Ballina-1

    Ademi në finalen e FIFA Intercontinental Cup: Ngjarje si kjo, na kujtojnë bukurinë universale të futbollit

    18/12/2024 20:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ftesë të presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino po merr pjesë në finalen e kupës FIFA Intercontinental, në të cilën u ndeshën Real Madrid – Pachuca.

    Ademi ka shkruar se ngjarje si kjo, të organizuara nga FIFA, jo vetëm që na kujtojnë bukurinë universale të futbollit, por edhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe pasionit që ky sport sjell kudo në botë

    “Emocion i veçantë të jem pjesë e finales së FIFA Intercontinental Cup: Real Madrid vs Pachuca në Doha të Katarit.

    Ngjarje si kjo, të organizuara nga FIFA, jo vetëm që na kujtojnë bukurinë universale të futbollit, por edhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe pasionit që ky sport sjell kudo në botë”, ka shkruar Ademi në instagram.

    Të kujtojmë se në këtë finale fitore ka shënuar skuadra e Real Madridit me rezultat 3:0

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.