Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E denoncoi gjyqtari Genc Nuza, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon trajnerin Tahir Batatina
    Ballina-1

    E denoncoi gjyqtari Genc Nuza, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon trajnerin Tahir Batatina

    21/01/2025 14:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjyqtari i futbollit, Genc Nuza thotë se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vërtetuar kanosjen ndaj tij nga ana e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, të cilin e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 600 euro.

    Njëri prej referëve më të mirë të viteve të fundit në futbollin kosovar, i cili e mban edhe stemën e FIFA-s, e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke e konfirmuar vendimin e Gjykatës, pasi në Prokurorinë Speciale në Prishtinë e kishte denoncuar trajnerin llapjan pas ndeshjes mes Prishtinës dhe Llapit, e cila ishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    “Të nderuar miq. Pasi kam bërë denoncim për kanosje si gjyqtar kryesor në ndeshjen e Albi Mall Superligës në Futboll, e zhvilluar më 31.08.2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, sot më 21.01.2025 kam pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë aktgjykimin si palë e dëmtuar. Gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj meje gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare si gjyqtar futbolli. Pavarësisht dënimeve që shqiptojnë organet e drejtësisë, ju siguroj se për çdo sulm, kërcënim, akuzë dhe shpifje ndaj meje dhe familjës time, gjithmonë do t’i drejtohem organeve të drejtësisë. Sinqerisht, Genc Nuza”, shkroi gjyqtari Nuza. 

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.