Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi vetëkritik për rezultatet e Mallorcas
    Ballina-2

    Muriqi vetëkritik për rezultatet e Mallorcas

    12/02/2025 00:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi nuk është plotësisht i kënaqur pas ndeshjes Mallorca – Osasuna. Sulmuesi kosovar shënoi golin e parë pas më shumë se dy muajsh, të hënën mbrëma.

    Muriqi tregon gjendjen aktuale të Mallorcas më mirë se kushdo tjetër. “Pirati” vazhdon të përpiqet, por ai është larg nga të qenit sulmuesi mbresëlënës që kishte qenë qëkur iu bashkua Mallorcas. Kundër Osasunas ai shënoi gol nga penalltia të cilën e siguroi vetë.

    “Po përjetoj ndjenja të përziera, sepse pas një kohe të gjatë shënova gol. Ishim afër fitores, e cila do të kishte qenë fantastike, por është futboll dhe ne e dinim që ai është një ekip i madh. Duhet të jemi gjithmonë vigjilentë. Ne donim ta ndërprisnim serinë negative të rezultateve. Shpresoj ta arrijmë kundër Las Palmasit. Duam të marrim tri pikë. Duhet t’i rikuperojmë pikët e humbura”, ka thënë Muriqi para kamerave të La Ligas pas ndeshjes, shkruan “ultimahora.es”.

    Ai ka fajësuar veten për rezultatet e Mallorcas.

    “Unë jam një sulmues dhe statistikat e mia flasin vetë. Nuk kam shënuar asnjë gol për tre muaj. Skuadra vuan, sepse nuk shënojmë dhe nëse nuk e bëjnë sulmuesit një gjë të tillë, atëherë është përgjegjësi e sulmuesve. Duke qenë një nga më të vjetrit e skuadrës, duhet të fajësoj veten, të kritikoj veten dhe sa më shpejt që të jetë e mundur t’u japim përkrahësve tanë pak gëzim”, ka shtuar sulmuesi i Kosovës.

    Ai është i kënaqur me golin e shënuar, ndërsa ka treguar edhe gabimin që bëri ekipi ndaj Osasunas.

    “Ne u kthyem prapa pas golit të epërsisë. Kjo është normale, por na kushtoi. U kërkoj falje shikuesve. Jam i kënaqur me golin e parë të vitit, por ne duhet të fitojmë”, ka theksuar Muriqi.

    Goli kundër Osasunas ishte i katërti për Muriqin në edicionin aktual. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i Mallorcas, pas kanadezit Cyle Larin, i cili ka shënuar pesë gola.

    Mallorca është në vendin e dhjetë me 31 pikë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.