Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    VIDEO- SKANDALI: Shihni turpin në futbollin shqiptar, si Dinamo i lë ndeshjen Skënderbeut
    Futboll ndërkombëtar

    VIDEO- SKANDALI: Shihni turpin në futbollin shqiptar, si Dinamo i lë ndeshjen Skënderbeut

    30/03/2025 21:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të diel (30 mars) raundin e 32-të. Në Korçë u pa një situatë e turpshme, me Skënderbeun që garon për mbijetesë që përmbysi Dinamon 4-1.

    Në stadiumin e Korçës estrada nisi që në fillim, me Dinamon që për befasi kishte hedhur në fushë disa nga lojtarët e U-19 që në fillim. Ishte Qardaku në minutën e dhjetë që kaloi në epërsi Dinamon, me pjesën e parë që u mbyll 0-1.

    ‘Spektakli’ ishte rezervuar në pjesën e dytë, aty ku korçarët shënuan me Nikaj në minutën e 55-të dhe tripletën e Nasr në minutat 62, 69 dhe 82.

    Në kanalet e komunikimit tifozët e Dinamos janë revoltuar dhe klubi në postimet për ndeshjen ka bllokuar komentet, pasi akuzohen për lënie të ndeshjes.

    Kujtojmë se sfida mes tyre u përfol edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, aty ku Dinamo përmbysi me dyshim Skënderbeun në Korçë, paçka se këta të fundit kishin fituar 0-2 ndeshjen e parë. Me fundin e sezonit në prag, kanë dalë në pah edhe aleancat mes klubeve që dëmtojnë kampionatin, ndërsa si në rastet e tjera nuk pritet të ketë ndëshkime nga FSHF-ja.

    Më poshtë shihni se si lojtarët e Dinamos nuk lëvizin në aksionet e golave të Skënderbeut.

    (GOLI 1)

    (Goli 2)

    (Goli 3)

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.