Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Unitedi fiton superderbin ndaj Arsenalit
    Ballina-1

    Unitedi fiton superderbin ndaj Arsenalit

    25/01/2026 20:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Superderbi i xhiros së 23-të të Premier Leagues i ka takuar skuadrës së Manchester Unitedit. 
    “Djajtë e Kuq” e mposhtën të dielën Arsenalin në “Emirates Stadium” me përmbysje të rezultatit 3:2.

    Ndeshja ishte dramatike deri në sekondat e fundit. 

    Lisandro Martinez shënoi autogol në minutën e 29-të për epërsinë e “Topçinjve”. 

    Tetë minuta më pas, Unitedi, i barazoi shifrat me golin që e shënoi sulmuesi Bryan Mbeumo, i cili përfitoi pas një gabimi të rëndë të mbrojtës së Arsenalit. Pjesa e parë u mbyll 1:1.

    Mesfushori Patrick Dorgu realizoi gol të bukur në minutën e 51-të për epërsinë 2:1 të Unitedit.

    Arsenali rezultatin në 2:2 e barazoi në minutën e 84-t. Realizatori i golit ishte spanjolli Mikel Merino. 
    Gëzimi i vendësve nuk zgjati shumë pasi tre minuta më pas, Matheus Cunha, e realizoi golin e fitores 3:2 për skuadrën e Michael Carrickut. 

    Unitedi edhe xhiron e kaluar shënoi fitore të madhe ndaj Manchester Cityt me rezultatin 2:0. 

    Arsenali me këtë humbje ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull kampioni. Vazhdon të jetë lider me 50 pikë. Pasojnë City dhe Aston Villa me 46 pikë. 

    Unitedi renditet në pozitën e katërt me 38 pikë.

    TË LIDHURA

    Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

    04/11/2026 17:07

    Zbulohet paga mujore e William Baetenit te Drita

    04/11/2026 17:06

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.