Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milot Avdyli: Dua të luaj në Champions dhe për Kosovën
    Ballina-2

    Milot Avdyli: Dua të luaj në Champions dhe për Kosovën

    24/08/2026 23:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Avdyli është duke kaluar periudhë të rëndësishme në karrierë, teksa me Celjen po synon sukses historik në Ligën e Kampionëve.

    Futbollisti kosovar është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës sllovene. Avdyli shënoi supergol për Celjen në barazimin 1:1 ndaj Slovan Bratislavës në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve. 

    Por për 24-vjeçarin, objektiv nuk është vetëm suksesi me klubin. Avdyli synon që pas paraqitjeve të mira me Celjen të bëjë edhe hapin e radhës – debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

    Avdyli dëshiron të ndihmojë Celjen të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e ligës në “Champions League” dhe njëkohësisht të luajë për Kosovën. 

    “Ky ishte deri tani goli im më i mirë. Ndjesia ishte e jashtëzakonshme, pasi shënova në fazën vendimtare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Nuk mund t’i numëroj mesazhet që kam marrë, vërtet ishin shumë. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe për Kosovën. Shpresoj që të dyja këto dëshira të më realizohen qysh këtë muaj”, ka thënë Avdyli, shkruan të hënën “24ur.com”. 

    Pas paraqitjeve të mira, Avdyli ka konfirmuar se është kontaktuar nga përfaqësues të Federatës së

    Futbollit të Kosovës. Por ftesa në ekipin A ende nuk është e sigurt.

    Sulmuesi i krahut ka qenë kapiten i Kosovës U21. Konkurrenca në pozitat e sulmuesve të krahut është shumë e madhe. 

    TË LIDHURA

    Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

    04/11/2026 17:07

    Zbulohet paga mujore e William Baetenit te Drita

    04/11/2026 17:06

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.