Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi tregon tri kombëtaret që i shes si favorite për të fituar në Kupën e Botës
    Ballina-1

    Messi tregon tri kombëtaret që i shes si favorite për të fituar në Kupën e Botës

    15/11/2022 20:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, ka veçuar tre kombëtare që i konsideron si favoritë për të fituar Kampionatin Botëror të Katarit, pra ka përmendur tre përzgjedhje që i konsideron “pak mbi të tjerat”.

    Në vitin 2014, Messi ishte nënkampion i botës me kombëtaren argjentinase, pasi humbi në finale ndaj Gjermanisë me rezultat 1-0.

    Në Botërorin e Rusisë u eliminua nga Franca, dhe kështu trofeu i destinuar për kampionin e botës mbeti i vetmi që ky futbollist nuk e fitoi në karrierë.

    Ndonëse thotë se të gjitha skuadrat vijnë në Katar “plot shpresë”, ai veçoi tre përzgjedhje që i sheh si favoritë në Botëror.

    “Ne të gjithë jemi plot shpresë dhe kemi një ekip të mirë dhe shumë të motivuar në Argjentinë. Megjithatë, duhet të shkojmë hap pas hapi dhe të gjithë e dimë që grupet në Botëror nuk janë të lehta. Kush është favorit? Për mua, “pak mbi të tjerat” janë Brazili, Franca dhe Anglia”, ka thënë Messi.

    Argjentina do të luajë në Grupin C së bashku me Meksikën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.

    TË LIDHURA

    Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

    04/11/2026 17:07

    Zbulohet paga mujore e William Baetenit te Drita

    04/11/2026 17:06

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.