Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tovërlani: Kur kam luajtur unë kundër racizmit, disa nga ju që po kritikon nuk keni qenë as të lindur
    Ballina-1

    Tovërlani: Kur kam luajtur unë kundër racizmit, disa nga ju që po kritikon nuk keni qenë as të lindur

    24/11/2022 16:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka reaguar ashpër ndaj akuzave që i janë bërë sot në disa media se ka përdorur fjalor racist, shkruan GazetaSport.info.

    Tovërlani mbrëmë në “Dueli Botëror”, kishte kritikuar lojën e mbrojtësit të Gjermanisë, Rudiger derisa në një moment e kishte cilësuar si “lojtarë me ngjyrë qymyri”.

    Kjo deklaratë e tij bëri bujë, derisa sot ka qenë vet Tovërlani, që njihet si trajneri më i suksesshëm në Kosovë, që ka reaguar ndaj këtyre zërave. Ai ka thënë se kur ka luftuar kundër racizmit disa kritikues nuk kanë qenë as të lindur.

    Reagimi i plotë i Afrim Tovërlanit:

    “Kur kam luajtur une kundër racizmit besoj qe disa nga ju që  me cilesuat sot racist nuk keni qenë te lindur.

    Kurr skom qenë racist as skom me qenë.

    Kush nuk e ka pa ndeshjen te shikon momentin dhe gjestin e Rudiger ndaj futbollistit japonez dhe ti krahasojme cili eshte më nënqmues apo ta cilesojme racist.

    Megjithatë nëse dikush është ofenduar per fjalët e mija ne emision e terhjeki fjalen dhe kerkoj falje por sigurt qe skam të bëjë me racizem!”, ka shkruar Tovërlani në Facebook. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46

    FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

    04/11/2026 21:03

    Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

    04/11/2026 17:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.