Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi e Ujkani vizitojnë Kampin Nacional: Ky kamp do të sjellë një ndryshim të dukshëm
    Ballina-1

    Ademi e Ujkani vizitojnë Kampin Nacional: Ky kamp do të sjellë një ndryshim të dukshëm

    02/11/2023 17:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe zëvendësdrejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani e kanë vizituar sot Kampin nacional në Hajvali, duke vlerësuar se ky ambient që është në përfundime sipër do të ndihmojë shumë në zhvillimin e futbollit tonë.

    Ademi e ka falënderuar Ujkanin që ishte Kapiten i Kombëtares derisa dje vendosi zyrtarisht ta mbyll karrierën si futbollistë aktiv.

    “Falënderoj Samirin në emrin tim dhe të të gjithë komunitetit të futbollit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane. Karriera e tij e lavdishme dhe përvoja e pasur në fushën e futbollit janë një pasuri e rrallë dhe e çmuar për ne”, ka shkruar ndër të thera Ademi.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Sot, me një ndjesi të thellë falënderimi dhe respekti, mirëprita në Federatën e Futbollit të Kosovës, @samirujkani , ish-kapitenin e Kombëtares së Kosovës.

    Një ditë pasi që e mbylli një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij si futbollist, ne e presim krahëhapur në rolin e zëvendësdrejtorit të Kombëtares.

    Falënderoj Samirin në emrin tim dhe të të gjithë komunitetit të futbollit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane. Karriera e tij e lavdishme dhe përvoja e pasur në fushën e futbollit janë një pasuri e rrallë dhe e çmuar për ne.

    Nga sot, Samiri do të shkojë më tej në rrugën e tij në futboll. Ai do të ndihmojë në ndërtimin e një tjetër suksesi, por kësaj radhe jashtë fushës së gjelbër. Do të jetë në detyrën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares, dhe kjo është një përzgjedhje e duhur për të dhe për ne.

    Pasi vendosëm zyrtarisht që të vazhdojmë rrugëtimin së bashku, vizituam Kampin Nacional në Hajvali, një projekt i madh që është në finalizim e sipër.

    Ky kamp do të sjellë një ndryshim të dukshëm për kushtet e zhvillimit të aktiviteteve të ekipeve kombëtare dhe është një tjetër hap përpara në udhën tonë drejt suksesit.

    Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të të gjithë tifozëve, uroj që ky bashkëpunim të sjellë shumë suksese dhe krenari për vendin tonë.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.