Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi prezanton punëtorinë e cila avancon standardin mjekësor në futbollin kosovar
    Ballina-1

    Agim Ademi prezanton punëtorinë e cila avancon standardin mjekësor në futbollin kosovar

    08/01/2026 11:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marr pjesë sot në punëtorin mjekësore e cila është organizuar për herë të parë në Kosovë nga FFK-ja, në bashkëpunim me UEFA-n, me pjesëmarrjen e plotë të mjekëve të ekipeve të Superligës, Ligës së Parë, ekipeve të vajzave, si dhe ekipeve zinxhir të ekipeve kombëtare

    Sipas Ademi kjo punëtori është një hap shumë i rëndësishëm drejt avancimit të standardeve mjekësore në futbollin tonë.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Ditën e nisa në punëtorinë mjekësore, e cila është organizuar për herë të parë në Kosovë nga FFK-ja, në bashkëpunim me UEFA-n, me pjesëmarrjen e plotë të mjekëve të ekipeve të Superligës, Ligës së Parë, ekipeve të vajzave, si dhe ekipeve zinxhir të ekipeve kombëtare.

    Kjo punëtori është një hap shumë i rëndësishëm drejt avancimit të standardeve mjekësore në futbollin tonë.

    Ligjërimet dhe udhëheqja e pjesës praktike po realizohen nga ekipi mjekësor i Kombëtares A të Kosovës: Dr. Amir Vejseli, Mustafë Januzaj, Argjent Hoti dhe Skifter Imeri, të cilët po sjellin përvoja konkrete dhe njohuri profesionale nga shkollimet e tyre sistematike dhe programet e avancuara të UEFA-

    Kombinimi i pjesës teorike dhe asaj praktike është thelbësor për rritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe unifikimin e protokolleve mjekësore në të gjitha nivelet e futbollit në Kosovë.

    Në këtë punëtori trajtohen tema me rëndësi jetike për sigurinë dhe performancën e futbollistëve, përfshirë: atakun kardiak, lëndimet cervikale, fizioterapinë dhe rëndësinë e saj në fushën e futbollit, lëndimet e toraksit, si dhe lëndimet e ekstremiteteve.

    Shëndeti i futbollistëve është prioritet absolut për Federatën e Futbollit të Kosovës. Pa futbollistë të shëndetshëm nuk ka zhvillim dhe as suksese afatgjata.

    Prandaj, investimi në edukimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor, në protokolle moderne parandaluese dhe në reagim të shpejtë e profesional ndaj lëndimeve është një përgjegjësi institucionale që e marrim me seriozitet maksimal.

    TË LIDHURA

    Korenica shpreson ta ndajë fushën me Lionel Messin: Është ëndërr

    08/01/2026 18:56

    Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon dhe ‘lutet’ pas vërshimeve në Kosovë

    08/01/2026 17:40

    Atletico – Real, sonte na pret derbi i nxehtë madrilen në Superkupë

    08/01/2026 13:12

    Agim Ademi prezanton punëtorinë e cila avancon standardin mjekësor në futbollin kosovar

    08/01/2026 11:53
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.