Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi priti talentin e ri të Kosovës, Leart Binaku
    Ballina-1

    Agim Ademi priti talentin e ri të Kosovës, Leart Binaku

    26/10/2023 15:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij futbollistin Leart Binaku bashkë me prindin e tij, në një takim miqësor. Learti është futbollist nga Kosova, i cili aktualisht luan për R.F.C Searing në kategorinë U19 në Belgjikë. Ai është një talent i shquar, i cili po i tregon aftësitë e tij në futbollin belg. Po ashtu, Learti ka shfaqur një përkushtim të thellë ndaj Kombëtares së Kosovës.

    Ai pati mundësinë të luante për Kosovën në një ndeshje miqësore të kategorisë U19 në shtator kundër Lihtenshteinit, teksa ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës edhe në të ardhmen, dhe kjo është në përputhje me planet e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Adil Maliqi për vitin 2024.

    Në përfundim të takimit, presidenti Ademi i dhuroi Leart Binakut fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke i uruar suksese të vazhdueshme në karrierë dhe kësisoj të kontribuojë edhe në fanellë dardane.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.