Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agon Xhaka shpallet “Ylli i Javës”
    Ballina-1

    Agon Xhaka shpallet “Ylli i Javës”

    04/12/2023 18:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i Malishevës, Agon Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Xhaka e ka fituar çmimi “Ylli i Javës” pas vlerësimit të komisionit të veteranëve të futbollit.

    Sipas komisionit, Xhaka ishte ndër më të mirët në fushë ndaj Llapit, ndërsa edhe shënoi golin e fitores për skuadrën e Malishevës.

    Vetë Xhaka është shprehur i lumtur me këtë vlerësim, duke shtuar se është motiv shtesë për të punuar dhe për t’u paraqitur sa më mirë në të ardhmen.

    “Është një ndjenjë e veçantë të jem i nderuar si ylli i javës, si dhe një motiv shtesë për të punuar më shumë. Ky çmim shkon si një falënderim për klubin e Malishevës dhe bashkëlojtarët që kanë kontribuar që unë sot të jem ylli i javës. Ne do të luftojmë edhe në ndeshjen e ardhshme në të njëjtën mënyrë, që të marrim 3 pikë dhe të vazhdojmë drejt objektivave të klubit”, tha Xhaka për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.