Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ajeti: Jam i lumtur për rikthimin, Shqipëria e tanishme më cilësore se ajo e vitit 2016
    Ballina-1

    Ajeti: Jam i lumtur për rikthimin, Shqipëria e tanishme më cilësore se ajo e vitit 2016

    16/10/2023 18:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria është në prag të sfidës miqësore përballë Bullgarisë, me “kuqezinjtë” të cilët do të zhvillojnë ndeshjen e fundit për muajin tetor.

    Në prag të kësaj sfide, Arlind Ajeti, në një intervistë për “SuperSport”, deklaroi se ndjehet shumë i lumtur që mori përsëri ftesën nga Kombëtarja, ndërsa theksoi se kjo Shqipëri ka më shumë cilësi se skuadra e vitit 2016.

    Rikthimi: “Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Për pak kohë isha i shkëputur, por futbolli i ka këto gjëra dhe ne duhet t’i pranojmë këto ulje-ngritje. Unë jam mundur të bëjë mirë kudo ku kam luajtur, si te ekipet ku jam aktivizuar, por edhe në Kombëtare. Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse Kombëtarja është një ndjesi speciale.”

    Ndeshja me Çekinë: “Unë jam gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren, e prita shumë mirë rikthimin në fushë dhe jam i lumtur.”

    A e mendoje që një ditë do të luaje sërish në Europian, pas eksperiencës në vitin 2016? “Nuk e di, por realisht e dija dhe besoja te kjo Kombëtare sepse ka shumë cilësi. Jemi shumë afër EURO 2024 dhe mendoj se grupi e ka treguar që e meriton të luajë në Europian.”

    Sylvinho apo De Biasi? “Janë dy trajnerë të ndryshëm, por edhe lojtarët kanë ndryshuar. Kushdo që vjen këtu jep 200% e tij dhe mendoj se sot për sot Kombëtarja ka më shumë cilësi. Lojtarët që sot janë këtu luajnë në kampionatet më të forta të Europës, tani jemi më të shumtë.”

    A duhet të mendojmë për të kaluar grupin në Europian? “Ne jemi të fokusuar te ndeshja e radhës. Tani mendojmë për Bullgarinë, pastaj për Moldavinë dhe Ishujt Faroe, sepse duam kualifikimin dhe kualifikimin e duam që në Moldavi, pastaj për Europianin ka ende kohë.”

    E ardhmja, a e mendon Ajeti largimin nga Rumania? “Çdo gjë është e mundur Kombëtarja t’i hap dyert e karrierës dhe shpresoj të bëj një hap të rëndësishëm, por të shohim. Personalisht ua uroj të gjithëve që të kenë një të ardhme të ndritur sepse të gjithë e meritojnë për atë çfarë kanë dhuruar me Kombëtaren”.

    Mbrojtësi ishte pjesë e Kombëtares në EURO 2016 dhe tashmë është rikthyer pas ftesës së trajnerit Sylvinho, ndikuar edhe nga mungesa e Ismajlit.

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.