Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Akordoi penallti të çuditshme ndaj PSG-së, UEFA e suspendon gjyqtarin
    Ballina-1

    Akordoi penallti të çuditshme ndaj PSG-së, UEFA e suspendon gjyqtarin

    29/11/2023 17:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Penalltia e akorduar për PSG-në në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Newcastle, ka tërbuar jo pak opinionin futbollistik në mbarë botën, teksa ndaj kësaj situate nuk ka qëndruar indiference as UEFA.

    Sipas raportimeve të mediave evropianë, UEFA ka ndëshkuar gjyqtarin polak Tomasz Kwiaktowski, duke e hequr nga salla e VAR-it, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Real Sociedadit dhe Salzburgut.

    Mbrëmjen e të martës Kwiaktowski ishte arbitër VAR-it, ashtu si edhe në Spanjë sonte, por UEFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para kohe, në formë ndëshkimi për gabimin në Francë.

    UEFA nuk ka reaguar ende zyrtarisht për episodin, megjithatë pezullimi i arbitrit polak flet shumë dhe konfirmon se në zyrat e qeverisë europiani nuk u ka pëlqyer aspak një penallti e atillë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.