Anglia e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian, pasi e ka mposhtur Italinë në “Wembley” me rezultat 3:1.
Harry Kane shënoi dy gola ndërsa një tjetër Rashford për këtë fitore të madhe e cila u garanton “tre luanëve” pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.
Në anën tjetër Italia duhet të fitojë në dy ndeshjet e radhës me Maqedoninë dhe Ukrainën nëse dëshiron të kualifikohet tutje. /GazetaSport