Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arabia Saudite tundon Ancelottin, Davide i thotë ”jo” ofertës marramendëse
    Ballina-1

    Arabia Saudite tundon Ancelottin, Davide i thotë ”jo” ofertës marramendëse

    17/01/2024 20:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arabia Saudite ka hedhur sytë nga familja Ancelotti dhe një ofertë marramendëse i ka ardhur pjesëtarit të stafit teknik të Real Madrid për të marrë drejtimin e një klubi në Lindjen e Mesme.

    Nuk bëhet fjalë për Karlon, i blinduar tashmë nga Real Madrid, por djalin e tij, Davide.

    Ky i fundit është zëvendëstrajner te madrilenët, duke qenë prej vitesh krahu i djathtë i teknikut italian në aventurat e tij në bankina të ndryshme. Pikërisht eksperienca që ka bërë ai përkrah një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror ka shtyrë një klub të paidentifikuar nga Arabia Saudite që t’i bëjë një ofertë shumë tunduese, me një rrogë shumë të lartë.

    Por sipas “AS”, Davide ka refuzuar ofertën në fjalë, duke vendosur që të qëndrojë përsëri nën urdhrat e të atit, duke drejtuar Realin. Meqë është vetëm 34-vjeçar, ai e ka parë më të arsyeshme që të vazhdonte përkrah “Don Karlos” derisa ky i fundit të mbyllë karrierën e tij në bankina, i bindur se më pas do të ketë kohën e mjaftueshme për të qenë vetë trajner i parë në klube të njohura.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.