Arjol Bllaca është përforcimi më i ri i skuadrës së Prishtinës.
Prishtina të dielën e ka zyrtarizuar transferimin e Bllacës përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
20-vjeçari Bllaca së fundi ishte pjesë e Ramiz Sadikut. Te Ramiz Sadiku u transferua në verë nga Ballkani. Si futbollist është zhvilluar te 2 Korriku. Te Ballkani qëndroi për dy edicione. Bllaca luan në pozitën e mesfushorit defensivë.
Me Përfaqësuesen e Kosovës U19 ka katër ndeshje të zhvilluara. Ka paraqitje edhe me Kosovën U17 dhe U15.
Prishtina këtë edicion në Superligën e Kosovës ka 30 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Lider është Ballkani me tri pikë më shumë.
