Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arlind Ajeti: Trajneri serb Mihajlovic më diferencoi pak nga prejardhja
    Ballina-1

    Arlind Ajeti: Trajneri serb Mihajlovic më diferencoi pak nga prejardhja

    02/11/2023 10:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arlind Ajeti është padyshim një prej mbrojtësve më të preferuar të tifozëve. Tashmë ky lojtar po ngrihet në lartësinë që ka qenë në Evropianin e Francës.

    Në një intervistë për “Koha Shtesë” në Sport Ekspres, mbrojtësi ka dhënë një rrëfim të plotë ku ka komentuar shumë gjëra, për ta nisur me atë dalje në minutat e fundit te Francë – Shqipëri.

    E menjëherë sapo Ajeti doli nga fusha, Shqipëria do ta pësonte.

    “Ndodh shpesh që tifozët më pyesin: “Pse e le fushën kundër Francës në fund?”. Në atë moment, nuk mund të qëndroja më në fushë. Kisha dhënë maksimumin, nuk kisha më fuqi. Duhej të dilja, nuk kisha zgjidhje tjetër. Mua më ka ngelur peng, kam menduar shumë herë që të rrija deri në fund. Sidomos pas asaj ndeshje isha shumë i dëshpëruar pasi nuk mungonin edhe shumë minuta. Por prapë kur i kthehem atij momenti dhe e mendoj, nuk kisha më fuqi për të vazhduar”, tha Ajeti.

    Kulmi i karrierës së tij pas Evropianit të Francës ishte kalimi te Torino.

    Sinisa Mihajlovic tanimë ka ndërruar jetë, por kushdo që e njihte nga afër këtë trajner, konfirmonte se nuk kishte një dashuri të madhe karshi shqiptarëve dhe vazhdimisht e shprehte.

    Në atë kohë Ajeti drejtohej nga Mihajlovic, i cili nuk i dha asnjë hapësirë të vetme Ajetit, duke ia mbyllur të gjitha dyert për ta lënë në stol.

    E teksa e pyesim nëse ndikoi pjesa e të qenit shqiptar me trajnerin serb, Mihajlovic, Ajeti tregon profesionalizmin edhe për shkak se Mihajlovic ka ndërruar jetë, duke kërkuar që të hesht, pa thënë shumë gjëra që mund të nënkuptohen mes heshtjes së Ajetit.

    “Ndikoj pjesa e të qenit shqiptar te Torino? Nuk e di ta them saktë, të gjithë e njihnin Mihajlovic si ka qenë. Unë nuk kam bërë dallime, kam dhënë maksimumin tim. Isha edhe pafat, pas ndeshjes së parë të kampionatit u dëmtova dhe isha tre muaj jashtë. Edhe ajo ndikoi shumë, kur u ktheva isha si lojtar i ri. Tre muaj janë shumë gjatë për të qëndruar jashtë dhe kisha humbur pak besimin. Tani u ktheva prapë si kur isha në Evropianin e Francës. Më shumë mendoj se ndikoi dëmtimi, ndoshta ndikoi edhe mentalisht pjesa e të qenit shqiptar te Torino, isha unë i vetmi shqiptar aty. Nuk mund ta them, Mihajlovic edhe ndërroi jetë dhe ndoshta nuk është mirë të flas shumë. Ka ndikuar pak edhe prejardhja, ka pasur pak diferencim nga trajneri, por më shumë unë do t’ia lë dëmtimit faktit që nuk eca dot te Torino”, tha Ajeti.

    TË LIDHURA

    Dyshja kosovare në Rusi – Shabanhaxhaj dhe Hoxha i japin Rubin Kazanit startin perfekt

    20/07/2025 22:19

    Ardhja më e re te Kosova shënon gol në Rusi, Veldin Hoxha e nis mirë sezonin e ri

    20/07/2025 20:59

    Interi kthehet fuqishëm në garë për Granit Xhakën

    20/07/2025 20:34

    Rrahmani flet për De Bruynen dhe ndihmën për Beukeman

    20/07/2025 19:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.