Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Armand Duka nxjerr blof Ramën: Kurti e Rama u njoftuan nga protokolli për prezencën në stadium
    Ballina-1

    Armand Duka nxjerr blof Ramën: Kurti e Rama u njoftuan nga protokolli për prezencën në stadium

    20/10/2023 20:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka deklaruar ditën e sotme se të dy stafet e kryeministrave të Shqipërisë dhe të Kosovës ishin informuar në lidhje ardhjen në stadium kundër ndeshjes me Çekinë.

    Në një intervistë për News24, Duka theksoi se kanë njoftuar protokollin shtetëror për prezencën në stadium të dy kryeministrave. Kjo deklaratë e Dukës, nxjerr bllof kryeministrin Edi Rama, i cili ditën e djeshme u shpreh se nuk kishte informacion për vizitën e Kurtit në stadium.

    Pjesë nga Intervista:

    President, kjo Kombëtare po bën atë që nuk po bën dot politika, keni bërë bashkë Shqipërinë e madhe në fushë dhe në tribuna, por nuk arritët të bënit dot bashkë Ramën dhe Kurtin, ishin të ndarë në tribunë, kaq e vështirë është i bësh bashkë në këto momente?

    Duka: Ne, por më shumë ekipi kombëtar, i ka bërë bashkë. Ne kemi bërë bashkë lojtarët që vijnë nga të gjithë trojet shqiptare, ne i kemi bërë bashkë për sa kohë i kemi sjell në stadium, për më tej ato duhet t’i shohin vet punët e tyre.

    -A tentuat folët më stafet e dy kryeministrave për tu ulur pranë, do ishte më i plotë ky bashkim, se sa duke bërë tifo në kate të ndryshme?

    Duka: Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mirë të mundshme, besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit.

    Ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e kaluar u shpreh se atë nuk e kishte informuar askush për ardhjen e Kurtit në stadium. Po ashtu, Rama theksoi sërish se ai kur shkon në Kosovë, i informon të gjithë dhe ska rëndësi se kush e pret pastaj. 

    “Kisha 3 vendet që kisha vetë. Mu nuk më informoi askush. Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por dhe një pjesë e anëtarëve të qeveri së Kosovës dhe zv.kryeministri i Maqedonisë, ishte dhe zv/kryeministrja jonë. Unë kur shkojë në Kosovë i njoftoj të gjithë dhe kush më pret me pret, kush s’më pret s’më pret”, tha Rama.

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.