Ballina-1

Arsenal dhe Liverpool ndajnë pikët në derbin e katër golave në ‘Emirates’

Arsenal dhe Liverpool ndajnë pikët në derbin e katër golave në ‘Emirates’

Arsenal ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez. Ndonëse të dyja ekipet po përballen me disa mungesa, kjo nuk ndikoi aspak në ritmin e lojës që ishte i kënaqshëm pas pjesës së parë. Të parët që gjetën golin ishin vendasit të cilët realizuan

Besnik Batusha

Arsenal ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez.

Ndonëse të dyja ekipet po përballen me disa mungesa, kjo nuk ndikoi aspak në ritmin e lojës që ishte i kënaqshëm pas pjesës së parë.

Të parët që gjetën golin ishin vendasit të cilët realizuan për rezultatin 1-0 në minutën e nëntë me Bukayo Saka.

Liverpooli pati një rast të mirë shënimi në minutën e 15-të me Mohamed Salah i cili nuk e shfrytëzoi siç duhet gabimin e Mikel Merinos.

Për të vendosur baraspeshën në këtë derbi u përkujdes Virgil Van Dijk i cili me kokë shënoi për 1-1 në minutën e 18-të.

Në minutën e 32-të Gabriel Martinelli u rrëzua brenda zonës dhe vendasit kërkuan penallti, por VAR-i konfirmoi se nuk kemi të bëjmë me asgjë të parregullt.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Mikel Merino arriti të shënojë për ta rikthyer epërsinë e Arsenalit në 2-1.

Të besuarit e Arne Slot ia dolën të gjejnë sërish golin në pjesën e dytë dhe këtë e bën me Mohamed Salah i cili në minutën e 81-të shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit 2-2.

Pas këtij barazimi Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë të grumbulluara, teksa Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me 18 sosh.

ArsenalLiverpool

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions