Ballina-1

Arsenali ndalet me barazim në shtëpi ndaj Brightonit

Arsenali ndalet me barazim në shtëpi ndaj Brightonit

Arsenali ka barazuar me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier. Ekipi i Mikel Artetas nuk ka arritur ta marrë fitoren e tretë radhazi nga po kaq ndeshje, pasi ështrë ndalur nga Brightoni në Emirates. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të

Besnik Batusha

Arsenali ka barazuar me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas nuk ka arritur ta marrë fitoren e tretë radhazi nga po kaq ndeshje, pasi ështrë ndalur nga Brightoni në Emirates.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të dhe ishte Kai Havertz, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0, pas asistimit të Bukayo Saka.

Brother forget the Kai havertz goal

That saka pass was so risky for saka, bro risked his life just to pass the ball too havertz 😭😭😭😭

pic.twitter.com/E5t26eQRBW

— Rano🉐 (@RanoAfc) August 31, 2024

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë, më kërkuese dhe krijuan më shumë, por kjo për faktin se Arsenali mbeti pa shërbimet e Declan Rice që u ndëshkua me të kuq në minutën e 49-të.

Pas këtij ndëshkimi, Brightoni rriti sulmet dhe në minutën e 58-të arriti të barazoj shifrat në 1-1 me anë të Joao Pedros.

Arsenali pat një mundësi ideale me Havertz (75’), por portieri ia mohoi golin, ndërsa edhe rastet tjera mbeten pa u konkretizuar dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

JOAO PEDRO WHAT A GOAL !!! BRIGHTON ARE LEVEL… HOLD THAT ARSENAL 😂😂😂😂 pic.twitter.com/ca0xO5kK5F

— Jacky (@MCFC_Jacky) August 31, 2024

Pas këtij barazimi, Brighton e sheh veten në pozitën e parë me shtatë pikë, po aq sa ka Arsenali në vendin e dytë.

Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali udhëton te Tottenham Hotspur, ndërsa Brightoni e pret Ipsëich Toën. 

ArsenaliBrightoni

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions