Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Babai i vdiq në një aksident automobilistik, sot ai nënshkruan me Real Madridin
    Ballina-1

    Babai i vdiq në një aksident automobilistik, sot ai nënshkruan me Real Madridin

    21/10/2023 17:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jose Reyes, djali i legjendarit të vdekur tragjikisht Jose Antonio Reyes, nënshkroi një kontratë profesionale me Realin.

    Futbollisti i ri është vetëm 16 vjeç dhe se për çfarë talenti është ai flet më së miri fakti që “klubi mbretëror” vendosi ta nënshkruajë me kontratë profesionale edhe pse është i mitur.

    Jose Reyes ishte vetëm 11 vjeç kur babai i tij vdiq. Pastaj drejtuesit e Real e sollën atë në akademinë e tyre të të rinjve. Nën komandën e legjendar Raul, ai zhvillohet në një futbollist të madh që luan në mesfushë.

    Jose Antonio Reyes ishte një legjendë e futbollit spanjoll. Ai vdiq në moshën 37-vjeçare, në qershor 2019, në një aksident të tmerrshëm trafiku. Ka qenë duke vozitur një makinë dhe me shpejtësi 187 kilometra në orë i ka plasur goma. Automjeti është përmbysur dhe ka dalë nga rruga. Reyes vdiq në vend.

    Jose Antonio Reyes pati një karrierë të shkëlqyer që e ndërtoi duke luajtur për Sevillan, me të cilën fitoi trefishin e Ligës së Evropës dhe Arsenalin, pjesë e skuadrës së pamposhtur të të cilit në kampionat ishte në sezonin 2003/2004. Ai ishte me Real Madridin në sezonin 2006/2007. ishte kampion i Spanjës, ndërsa dy herë fitoi Europa League me Atletico Madridin.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.