Kampioni i Kosovës, Ballkani nuk e ka ndërmend të ndalet dhe po vazhdon drejtë rrugës së mbrojtjes së titullit.
Skuadra e Ilir Dajës e ka mposhtur sot Dritën në derbin e kësaj jave me rezultat 1:0.
Ndeshja u zhvillua në Suharekë dhe përfundojë ashtu siç pritej me një fitore të suharekasve të cilët për momentin po duken të pakonkurrencë në Superligë.
Një befasi e madhe ka ndodhur në Malishevë ku Malisheva e ka mposhtur Prishtinën, derisa Gjilani sipas parashikimeve ka fituar ndaj Feronikelit ’74. /GazetaSport