Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Batatina: Do të kërkojmë nga FFK që Visar Kastrati mos t’i referojë më Llapit
    Ballina-1

    Batatina: Do të kërkojmë nga FFK që Visar Kastrati mos t’i referojë më Llapit

    03/11/2023 10:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në deklaratën e dhënë pas barazimit ndaj Fushë Kosovës ka pasur ankesa në referim. Ai është ankuar kryesisht te referi i VAR-it, Visar Kastrati, për të cilin ka thënë se ka diçka kundër ekipit të tij.

    “Kam thënë edhe më herët se nuk dëshiroja të flas për gjërat tjera në ndeshje pos taktikës dhe rrjedhës së lojës, por nuk e di çka ka Llapi me gjyqtarin Visar Kastrati. Llapi e di që s’ka asgjë me të. Por, po del që Visari është një prej arbitrave që është kundër Llapit. Një gol i anuluar… Rastet diskutabile tonat që i kishim, asnjëherë s’u thirr VAR-i! Dominuam lojën, por fati s’ka qenë në anën tonë. Dy shtylla, një penallti e padhënë… Por mendoj që nuk i kontribuon futbollit anulim i golit të tillë, këto vendime ndikojnë negativisht, ndërsa ne do të bëjmë kërkesë zyrtare që Visari mos ta referojë më Llapin” ka thënë ndër të tjera Batatina pas ndeshjes. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.