Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Batatina në procedurë disiplinore për kërcënim, Llapi për dëmtim të VAR-it
    Ballina-1

    Batatina në procedurë disiplinore për kërcënim, Llapi për dëmtim të VAR-it

    24/12/2024 17:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni i Garave i Federatë së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina për kërcënim dhe kufizim të lëvizjes së gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Dukagjini e luajtur në Podujevë të premten.

    Ndeshja përfundoi pa gola, por Batatina nuk ka qenë i kënaqur me ndarje të drejtësisë dhe ka penguar daljen e gjyqtarëve nga fusha. Sipas arsyetimit të KG të FFK-së, Batatina u është drejtuar gjyqtarëve se nuk do t’i lejoj të dalin nga stadiumi “pa ardhë mu ju marë ata të FFK-së”.

    Për dëmtim të pajisjeve të sistemit VAR në procedurë disiplinore kanë përfunduar edhe dy zyrtarët e klubit Llapit, Muhamet Rexhepi dhe Besart Hoti. Në arsyetim shkuar se Rexhepi krahas dëmtimit të sistemit VAR, po ashtu ka sharë, ofenduar organet e FFK-së. 

    Për lëshim në organizimin e ndeshjes, KG-ja hapi procedurë disiplinore edhe ndaj klubit të futbollit Llapi. “Nuk ndërmerr masa të nevojshme dhe të duhura për sigurimin e pajisjeve të sistemit VAR me ç’ rast dëmtohen të njëjtat, po ashtu pengohen dhe kërcënohen gjyqtarët pas përfundimit te ndeshjes, duke kufizuar lëvizjen e tyre”, shkruan në arsyetimin e KG të FFK-së. 

    Në procedurë disiplinore për lëshime në organizimin e ndeshjes Drita – Feronikeli 74, ka përfunduar edhe klubi i futbollit Drita dhe zyrtari i saj, Feti Murseli.

    Për Dritën KG-ja ka dhënë arsyetim se drejtori i klubit, Feti Mursei, që nuk ishte i autorizuar, ka ofenduar gjyqtarin në fushë dhe korridor. Po ashtu si arsyetim është dhënë edhe hedhja e kanaqeve dhe mjeteve piroteknike gjatë ndeshjes.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.