Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bersant Celina transferohet te AIK-u në mënyrë permanente
    Ballina-1

    Bersant Celina transferohet te AIK-u në mënyrë permanente

    02/01/2024 21:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bersant Celina është transferuar te klubi suedez AIK-u ku fillimisht u huazua në vjeshtë.“AIK-u është dakorduar me klubin francez K.F. Dijon për transferimin e përhershëm të Bersant Celinës i cili ishte i huazuar te AIK-u në vjeshtën e vitit 2023, ku luajti në nëntë ndeshje garuese”, thuhet në komunikatën e këtij klubi.

    “Marrëveshja midis palëve zgjatet deri më 31 gusht të vitit 2026”.

    Klubi më tej u shpreh i lumtur që Celina ka zgjedhur ta zgjasë kontratën me ta dhe folën për potencialin e madh të tij.

    Ndërkaq edhe vetë përfaqësuesi i Kosovës ka thënë që ndihet për mrekulli që mund të qëndrojë te AIK-u.“Jam më i motivuar se kurrë për t’ua dëshmuar të tjerëve se sa i mirë mund të jem”, ka thënë Celina.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.