Ballina-1

Bruno Fernandes vjen me një reagim lidhur me takimin e “ftohtë” me Ronaldon

Bruno Fernandes vjen me një reagim lidhur me takimin e “ftohtë” me Ronaldon

Bruno Fernades ka reaguar pas raportimeve për një tensionim të raporteve të tij me Cristiano Ronaldon. Gjatë ditës së sotme u shpërnda një video nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, në prag të fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”. Në videon e publikuar nga dhoma e zhveshjes, Ronaldo u pa duke i zgjatur dorën

Besnik Batusha

Bruno Fernades ka reaguar pas raportimeve për një tensionim të raporteve të tij me Cristiano Ronaldon.

Gjatë ditës së sotme u shpërnda një video nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, në prag të fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në videon e publikuar nga dhoma e zhveshjes, Ronaldo u pa duke i zgjatur dorën Fernandesit, por mesfushori u tregua i “ftohtë”.

The moment Cristiano Ronaldo met up with Bruno Fernandes for World Cup duty for Portugal 👀 pic.twitter.com/xUGoxEwxNj

— SPORTbible (@sportbible) November 14, 2022

Megjithatë, sipas Joao Marios, e gjithë kjo ishte vetëm një shaka mes dyshes së Manchester Unitedit.

“Isha në dhomat e zhveshjes në atë moment, pashë foto. Ishte një shaka mes tyre sepse Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti dhe Cristiano e pyeti nëse kishte ardhur me varkë. Ishte vetëm një shaka mes tyre, ata luajnë së bashku”, tha ai gjatë konferencës për media.

Pas kësaj, një reagim e bëri edhe mesfushori i Manchester Unitedit, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka tensionim të raporteve dhe se ajo çfarë deklaroi Mario ishte e vërtetë.

“Ja ku je duke prishur kopertinat e gazetave”, shkroi Bruno Fernandes në “Instagram”.

Bruno FernandesRonaldo

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions