Ballina-1

City “në duart” e Haaland përballë Brighton, Everton bind ndaj Crystal Palace

City “në duart” e Haaland përballë Brighton, Everton bind ndaj Crystal Palace

Manchester City vijon me ecurinë pozitive, ndërsa në raundin e 13-të të Premier League, triumfoi ndaj Brighton me rezultatin 3-1. Pjesa e parë foli e gjitha për Manchester City-n, me Haaland që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22’. Ndërsa në minutën e 43’ ishte po norvegjezi që do të realizonte megjithëse këtë herë

Besnik Batusha

Manchester City vijon me ecurinë pozitive, ndërsa në raundin e 13-të të Premier League, triumfoi ndaj Brighton me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë foli e gjitha për Manchester City-n, me Haaland që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22’. Ndërsa në minutën e 43’ ishte po norvegjezi që do të realizonte megjithëse këtë herë shënoi me një goditje shumë të fortë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë, më saktësisht në minutën e 53’ Brighton tentoi të reagonte, me Trossard që ngushtoi diferencat. City mori sërish situatën në dorë, me De Bruyne që realizoi një super gol në minutën e 75’.

Pas këtij takimi City renditet në vend të dytë me 26 pikë, teksa Brighton në vend të 8 me 15 pikë.

Everton-Crystal Palace e mbyllën raundit e 13-të të Premier League me rezultatin 3-0. Ndonëse ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, fati dukej se ishte me vendasit.

Në minutën e 11’ Clavert-Leëin i dhuroi golin e avantazhit ekipit të tij. Ndërsa në fraksionin e dytë rrugën drejt rrjetës e gjetën Gordon në minutën e 63’ dhe McNeil në minutën e 84’.

Pas këtij takimi Everton ngjitet në vend të 11-të me 13 pikë, teksa Crystal Palace bie në vend të 12-të me po 13 pikë të grumbulluara.

Rastet e diskutueshme dhe golat në Manchester City-Brighton: 

Vendasit ishin pranë golit në minutën e 21’ me Haaland, por që u ndal pas një ndërhyrjeje të Sanchez.

Pavarësisht këtij episodi dhe ndërhyrjes së portierit të Brighton, City-t nuk iu dha as faull dhe as penallti edhe pse episodi u pa në VAR.

Penalltinë e merr përsipër ta ekzekutojë Haaland, norvegjezi e dërgon topin në rrjetë në minutën e 43’ me një goditje shumë të fortë.

Në minutën e 53′ Trossard ngushton diferencën, duke i dhuruar golin e parë Brighton-it.

Në minutën e 75’ De Bruyne i dhuron golin e tretë Manchester City-t.

CityEvertonHaaland

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions