Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    CR7 realizon një nga dëshirat e tij më të mëdha, i kushton 56 milionë
    Ballina-1

    CR7 realizon një nga dëshirat e tij më të mëdha, i kushton 56 milionë

    28/10/2023 19:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Siç është raportuar nga Portugalia dhe nga Tikitakas, në fakt, futbollisti i Al Nassr ka bërë realitet një nga dëshirat e tij më të mëdha:

    Të marrë të gjithë paketën e aksioneve të Cofina Media, një nga grupet audiovizive më të rëndësishme dhe më të kërkuara në Portugali, e cila zotëron CM TV, rrjetin më të ndjekur në të gjithë vendin, “audienca e të cilit tejkalon atë të televizionit publik”, siç kanë bërë të ditur disa media vendase.

    Për të arritur të gjitha këto, portugezi, nëpërmjet grupit të investitorëve Expressao Livre, do të kishte derdhur shumën prej 56.8 milionë eurosh për blerjen totale të aksioneve të këtij subjekti privat, i cili zotëron edhe gazetën më të shitur në të gjithë vendin “Correio da Manha”.

    Siç thonë në Portugali, në orët e fundit Miguel Paixao – një njeri i besuar dhe mik i madh i Cristiano Ronaldos – u takua me aksionarët e Cofina në një mbledhje të jashtëzakonshme për të miratuar shitjen totale të aksioneve të grupit të komunikimit.

    Propozimi mori 99.64% të votave të anëtarëve të këshillit, të cilët dhanë miratimin e tyre për t’i dhënë dritën jeshile këtij operacioni të madh.

    Anëtarët e grupit të investitorëve siç bëjnë të ditur nga Portugalia, besojnë se kjo është një blerje “e shkëlqyer”, duke qenë se është një grup “plotësisht në zgjerim”.

    TË LIDHURA

    Arsenali largohet nga gara, gjiganti anglez destinacioni i mundshëm për Rodrygon

    19/07/2025 14:07

    Shifra rekord! Barcelona “mbush arkën” nga shitja e fanellave të Yamal, për 48 orë janë shitur mbi 700 mijë

    19/07/2025 11:35

    Garë e ashpër për Xhakën në Angli

    19/07/2025 10:52

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.