Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çuni e Arijon Ibrahimoviq shënojnë supergola në Serie A
    Ballina-1

    Çuni e Arijon Ibrahimoviq shënojnë supergola në Serie A

    06/11/2023 21:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesit Marvin Çuni e Arijon Ibrahimoviq kanë pasur ndeshje shumë të rëndësishme të hënën mbrëma. Të dy realizuan golat e parë në Serie A.

     Skuadra e Çunit dhe Ibrahimoviqit, Frosinone, fitoi 2:1 ndaj Empolit në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit italian. Çuni 22-vjeçar, startoi në qendër të sulmit, ndërsa Ibrahimoviq, 17-vjeçar, startoi në krahun e majtë. Ibrahimoviq është me prejardhje nga Kosova, ndërsa është rritur në Gjermani.

    Reprezentuesit të Shqipërisë, Çunit, në minutën e 20-të iu anulua një gol për ofsajd. Por ai në minutën e 58-të shënoi për 1:0 me asistim të Ibrahimoviqit. Në minutën e 74-t, Ibrahimoviqi shënoi gol të bukur për 2:0. Të dy e lanë fushën në minutën e 80-të. Pak ditë më parë Ibrahimoviq shënoi gol në Kupën e Italisë. Në Serie A tani ka katër ndeshje e një gol. Çuni ka luajtur më shumë, nëntë ndeshje, por po ashtu ka një gol. Etrit Berisha e Ardian Ismajli kompletuan ndeshjen tek Empoli. Portieri Berisha nuk shfaqi siguri te goli i parë. Frosinone tani ka 15 pikë në pozitën e 11-të. Empoli është i parafundit (19) me vetëm shtatë pikë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.