Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daja: Nuk kemi pse ta ulim kokën pas kësaj disfate
    Ballina-1

    Daja: Nuk kemi pse ta ulim kokën pas kësaj disfate

    26/10/2023 21:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se ai dhe lojtarët që i drejton, nuk kanë pse ta ulin kokën pas disfatës 2:1 në “Fadil Vokrri” të enjten mbrëma.

    “Pas gjithë fitoreve në ‘Fadil Vokrri’ erdhi një humbje që është e pritshme në futboll. Humbja erdhi në momentin tonë më të mirë. Nuk është dramë e madhe sepse kemi bërë shumë. Por humbja erdhi edhe për meritë të kundërshtarit. Ishte ditë jo e mirë për ne për mënyrën se si humbnim topat në pasimin më të thjeshtë. Shumë aksione të kundërshtarit u ndërtuan nga gabimet tona. Natyrishëm që nuk kemi pse ta ulim kokën sepse kemi bërë gjithë atë histori. Ndoshta nuk ishte ky momenti për të humbur. Ne bëmë gabime në pasime të thjeshta dhe kundërshtari e shfrytëzoi duke marrë kontrollën e lojës. Por, sot jam krenar me futbollistët e mi, ashtu siç kam qenë edhe para një jave, edhe para dy jave”, tha fillimisht Ilir Daja për “ArtMotion”.

    “Kjo humbje nuk besoj se do të ndikoj ndonjë gjë te ne sepse në fund fare, kemi bërë dy herë historinë, me dy pjesëmarrje në fazën grupore. Kjo është historia më e madhe. Nuk ka qenë rastësi sepse ndodhi dy herë rresht. Kur ka vazhdimësi, nuk ka arsye për ta ulur kokën, sepse rezultati i pranon tri rezultatet”, tha Daja.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.