Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanët nisin stërvitjet për miqësoren me Norvegjinë – mungon vetëm një lojtar
    Ballina-1

    Dardanët nisin stërvitjet për miqësoren me Norvegjinë – mungon vetëm një lojtar

    30/05/2024 21:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova ka filluar përgatitjet për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë më 5 qershor në Oslo kundër Kombëtares së Norvegjisë.

    FFK shkruan se në një atmosferë plot entuziazëm dhe energji pozitive, përzgjedhësi Franco Foda ka drejtuar stërvitjen e parë në përgatitje për këtë përballje të rëndësishme.

    Stërvitja e parë u mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, ku përveç Arijanet Muric, të gjithë lojtarët e tjerë të ftuar ishin prezent.

    Seancat stërvitore do të vazhdojnë në dy termine çdo ditë deri në nisjen për në Oslo, më 3 qershor.

    Trajneri dhe stafi teknik kanë planifikuar një sërë seancash intensive që krahas punës në fushën e gjelbër do të përfshijnë edhe analiza taktike.

    Atmosfera në kampin stërvitor ishte e ngrohtë dhe pozitive, me lojtarët që punonin ngushtë me njëri-tjetrin për të ndihmuar në krijimin e një uniteti të fortë skuadre. 

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.