Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Dardanët”, përkundër rrebeshit të shiut shfaqen maksimalisht të përkushtuar në stërvitje
    Ballina-1

    “Dardanët”, përkundër rrebeshit të shiut shfaqen maksimalisht të përkushtuar në stërvitje

    15/11/2023 15:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Zvicrës për kualifikimet “Euro 2024”.

    Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, përkundër motit me rrebesh shiu dhe erëra të forta, lojtarët u shfaqën maksimalisht të përkushtuar në stërvitje dhe me dëshirë për të përmirësuar edhe me shumë formën e tyre fizike.

    “Ndërkohë, krahas punës në fushën e gjelbër, përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij po vazhdojnë punën edhe në aspektin teorik. Ata po kryejnë videoanaliza të stërvitjeve të kaluara dhe lojës së fundit, si dhe po e analizojnë me kujdes kundërshtarin, duke përgatitur strategjitë e duhura për këtë ndeshje”, thuhet në njoftim të FFK-së, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, bëhet e ditur se para nisjes për në Zvicër, “Dardanët” do të mbajnë edhe një stërvitje të enjten, ndërsa të premten në mëngjes do të udhëtojnë për në Bazel.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.