Një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e futbollisteve të Kombëtares së Kosovës në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, e cila rezultoi me fitoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 3:1.
Kjo ëhstë fitorja e dytë e Kosovës në këto eliminatore dhe ndeshja e fundit që e zhvillojnë ndaj Bullgarisë është përcakëtuese për provovim në një kategori më lartë.
“Përgëzoj futbollistet për fitoren dhe përkushtimin e madh gjatë tërë ndeshjes dhe stafin e kombëtares në krye me trajneren Anneli Andersen për punë të suksesshme.
Uroj që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjen e radhës kundër Bullgarisë, e cila do të jetë përcaktuese për pozitën e parë në grup dhe promovim në Ligën B”, ka shkruar Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në Facebook.
Ndeshjen e radhës Dardanet e zhvillojnë ndaj Bullgarisë. /GazetaSport