Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Data e re e ndeshjes me Izraelin, telashe e madhe për grumbullimin e futbollistëve të Kosovës
    Ballina-1

    Data e re e ndeshjes me Izraelin, telashe e madhe për grumbullimin e futbollistëve të Kosovës

    24/10/2023 17:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA tashmë edhe zyrtarisht e ka caktuar datën e ndeshjes ndërmjet Kosovës e Izraelit. Ky takim që ishte paraparë të luhet me 15 tetor u shty për shkak të luftës në Izraeli.

    Kombëtarja izraelite kishte kërkuar nga UEFA shtyrjen e takimeve me Zvicrën e Kosovën pasi ishte e pamundshme të grumbullohet skuadra për shkak të situatës, shkruan Ballkani.info.

    Këtë kërkesë UEFA e pranoi duke vendosur datën e re që është 12 nëntori, por kjo datë duket se do të jetë bukur problem për Kosovën e pak më pak për Izraelin.

    Burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës i kanë thënë Ballkanit.info se duhet një komunikim me UEFA-në për grumbullimin e futbollistëve pasi në atë kohë lojtarët janë të angazhuar nëpër klube.

    Siç dihet Kosova përbëhet me futbollistë që 90 përqind luajnë jashtë Kosovës, për dallim nga Izraeli që shumicën e futbollistëve i ka brenda kampionatit.

    Të kujtojmë se në nëntor Kosova përveç ndeshjes me Izraelin do t’i luajë edhe dy takime tjera me Zvicrën dhe me Bjellorusinë që janë të fundit në këtë kampanjë kualifikuese për Kampionatin Evropian. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.