Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Debutoi me gol në fanellën e Kombëtares së Kosovës, kush është Altin Zeqiri?
    Ballina-1

    Debutoi me gol në fanellën e Kombëtares së Kosovës, kush është Altin Zeqiri?

    13/10/2023 08:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, shfrytëzoi rastin dje në ndeshjen ndaj Andorrës që të inkuadroj disa emra të rinj në fushë meqenëse Kosova praktikisht ishte e ‘dorëzuar’ nga gara për kualifikim në EURO 2024.

    Emra si Kreshnik Hajrizi, Lumbardh Dellova, Qëndrim Zyba, Altin Zeqiri morën minutat e para në këmbët e tyre me fanellën e Kosovës.

    Kosova fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Andorrës, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për grupin I.

    Njëri ndër protagonistët kryesor në këtë fitore të “Dardanëve”, ishte edhe Altin Zeqiri.

    Zeqiri u fut në lojë nga banka rezervë në minutën e 75-të të takimit duke zëvendësuar Florent Muslijën.

    Nuk vonoi shumë dhe ai shënoi golin e tij të parë me Kosovën dhe të tretin për “Dardanët” në këtë ndeshje duke vulosur fitoren e thellë 3:0.

    Zeqiri shfyrtëzoi për mrekulli një pasim nga Rashica për të tundur rrjetën e portierit kundërshtar, saktësisht në minutën e 83-të të sfidës.

    23-vjeçari i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, momentalisht është pjesë e ekipit Çaykur Rizespor që bën gara në Turqi.

    Ai është paraqitur në shtatë ndeshje këtë edicion të ri të garave me fanellën e Rizespor, por ende nuk ka arritur ta gjejë dot rrugën e rrjetës.

    Një fillim më të mbarë  Zeqiri nuk do të mund ta kishte paramenduar as në ëndrrat e tij më të çmendura dhe tani shpresojmë që ai do të vazhdojë me formë pozitive në nivel klubi dhe të njëjtën ta shfaq në fushë me Kosovën në grumbullimin e ardhshëm. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.