Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Distria Krasniqi e Ilir Daja, personazhet e vitit
    Ballina-1

    Distria Krasniqi e Ilir Daja, personazhet e vitit

    02/01/2024 19:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edhe këtë vit sporti i Kosovës mund të mburret me të arriturat e saj. Ndonëse në rrafshin vendor pati shumë pengesa e padyshim me e madhja ishte infrastruktura, në rrafshin ndërkombëtar gjërat ishin ndryshe.

    Xhudoja si gjithherë edhe këtë vit shkëlqeu duke i sjell vendit tonë shumë medalje, ndërsa futbolli u identifikua me Ballkanin që beri Evropën të flas për ne duke u kualifikuar për të dytën herë në fazën e grupeve në Konference ligë, shkruan Ballkani.info

    Kjo ka qenë arsyeja që mediumi ynë si personazhet e vitit ti zgjedh dy sportistë, Distria Krasniqin dhe Ilir Dajën.

    Disi si medaliste olimpike e mbylli vitin në krye të ranglistës botërore në xhudo dhe kjo nuk ka sesi të cilësohet ndryshe vetëm se sukses i jashtëzakonshëm.

    Në anën tjetër Ilir Daja me Ballkanin tejkaloi gjitha parashikimet dhe përveç titullit kampoin e kualifikoi skuadrën edhe në fazën e Grupeve në konferencë Ligë. Kjo bëri që ai vitin ta mbyll i shpallur nga Federata e Futbollit e Kosovës si trajneri më i mirë i vitit 2023.

    Gjithsesi ky vit kishte edhe zhgënjimet e veta dhe më i madhi ishte Alian Giresse që dështoi me Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Evropian, gjë e cila çoi edhe në shkarkimin e tij për ta emruar më pas sllovenin Primozh Gliha. Ky i fundit nëse për asgjë nuk do të mbahet në mend do të jetë ajo deklarata e famshme pas ndeshjes me Zvicrën kur deklaroi të ky sukses erdhi fal këshillës që mori nga gazetarja Qeqa Krelani për ta ftuar futbollistin Muhamet Hyseni.

    Viti 2023 po e lemë mbrapa me sukseset dhe zhgënjimet që i solli me shpresë se viti 2024 do të jetë shumë më i suksesshëm dhe sporti edhe njëherë të arrij të Kosovën krenare dhe emrin e saj të ngrit në majat e sportit ndërkombëtar. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.