Ballina-1

Dita e ndeshjes, Drita kërkon përmbysjen ndaj Legias dhe një vend në grupet e Ligës së Konferencës

Dita e ndeshjes, Drita kërkon përmbysjen ndaj Legias dhe një vend në grupet e Ligës së Konferencës

Sot (e enjte), Drita do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Legia Varshavës në kuadër të ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës. Klubi gjilanas është gati të bëjë befasinë duke shkrirë disavantazhin ndaj polakëve në ndeshjen kthyese të ‘play-off’-it. Ndeshja ndaj Legias është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Besnik Batusha

Sot (e enjte), Drita do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Legia Varshavës në kuadër të ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas është gati të bëjë befasinë duke shkrirë disavantazhin ndaj polakëve në ndeshjen kthyese të ‘play-off’-it.

Ndeshja ndaj Legias është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit është gati për këtë ndeshje dhe të motivuar maksimalisht për të arritur grupet evropiane për herë të parë në histori.

Drita pritet të jetë e kompletuar për këtë ndeshje, përveç qendërmbrojtësit Hasan Gomda, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e parë.

Ndryshe, takimi i parë i zhvilluar në Poloni përfundoi me fitoren 2-0 të Legias.

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions