Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Donjeta Sadiku ndalet në gjysmëfinale, fiton medaljen e bronztë evropiane
    Ballina-1

    Donjeta Sadiku ndalet në gjysmëfinale, fiton medaljen e bronztë evropiane

    21/10/2022 19:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Donjeta Sadiku ka arritur edhe një sukses të madh në boksin amator. Donjeta të premten u paraqit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

    Në një meç të fortë dhe thuajse të barabartë, Donjeta u mposht nga irlandezja, Kellie Harrington. Të gjithë gjyqtarët ia dhanë fitoren Harringtonit, që në finale kaloi me rezultatin 5:0. Si humbëse e gjysmëfinales, Donjeta merr medaljen e bronztë.

    Në fakt dy boksieret në ring kanë shkëmbyer goditje vazhdimisht dhe paraqitja e Donjetës nuk dukej për humbje me 5:0. Meçi i ka takuar kategorisë deri 60 kilogramë.

    Dy gjyqtarë kanë vlerësuar 2:1 në të mirë të irlandezes raundet. Ndërkohë tre të tjerë të tri raundet e kanë vlerësuar më të mirë Harringtonin, kampionen olimpike dhe botërore në boksin amator.

    Donjeta më herët këtë vit ka fituar edhe medalje të bronztë botërore. Në kategori të reja po ashtu ka fituar medalje botërore e evropiane, ndërsa suksese më të mëdha prej saj priten në të ardhmen.

    Në Budvë, Donjeta i kishte dy fitore. Fillimisht e mposhti Marinela Canin, boksieren shqiptare që përfaqëson Greqinë. Në duelin e dytë fitoi ndaj rumunes Andreea Loredana Marin.

    TË LIDHURA

    Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

    17/05/2025 13:57

    Superliga luhet sot, shumçka mund të vendosët këtë javë

    17/05/2025 09:30

    Edhe Albert Dabiqaj rinovon zyrtarisht me Dritën për tri vjet të tjera

    16/05/2025 19:43

    Donjeta Sadiku e fiton të artën në Poloni

    16/05/2025 18:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.