Doqi, Rashkaj e Muriqi me mesazhe për Lirinë, para ndeshjes vendimtare për rikthim në Superligë

Liria po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë të barazhit. Në ndeshjen vendimtare për inkuadrim në Superligën e Kosovës, prizrenasit do të takohen me Ferizajn, që ishte pjesë e elitës këtë sezon. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës. Në prag të kësaj sfide,
Liria po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë të barazhit.
Në ndeshjen vendimtare për inkuadrim në Superligën e Kosovës, prizrenasit do të takohen me Ferizajn, që ishte pjesë e elitës këtë sezon.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Në prag të kësaj sfide, tre nga ish-futbollistët e njohur Lirisë; Patrik Doqi, Anel Rashkaj dhe Vedat Muriqi, kanë motivuar ish-skuadrën e tyre.
Mes tjerash, Doqi ka kërkuar nga futbollistë e Lirisë që të lënë shpirtin në fushë.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Rashkaj u bëri thirrje futbollistëve që të kapin rastin e tyre, për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
Edhe Muriqi bëri thirrje që Liria të kthejë statusin e skuadrës elitare.



