Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita me fitore të rëndësishme në Podujevë
    Ballina-1

    Drita me fitore të rëndësishme në Podujevë

    22/10/2023 17:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita e ka fituar derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase fitoi ndaj Llapit me rezultatin 1:0. Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në ambient të bukur sportiv.

    Sfida u vendos në minutën e 81-të, kur realizoi Almir Ajzeraj. Në fakt goditjen e parë të Ajzerajt e ndali Ilir Avdyli. Por topi i kthye te lojtari i Dritës që nuk dështoi në tentimin e dytë.

    Raste kishin të dy skuadrat, por Drita mori pikët e rëndësishme.

    Me fitore, Drita del në pozitën e dytë me 21 pikë nga nëntë ndeshje.

    Llapi bie në vendin e tretë me 19 pikë nga dhjetë ndeshje.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.