Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E dhimbshme, Neymar përfundoi edicioni pasi këputi ligamentet e gjurit
    Ballina-1

    E dhimbshme, Neymar përfundoi edicioni pasi këputi ligamentet e gjurit

    19/10/2023 08:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Parandjenjat e errëta të tifozëve u realizuan, Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në gju, dhe pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore u konstatua se ligamentet e kryqëzuara të përparme të gjurit ishin këputur. Fatkeqësisht, është dëmtuar edhe menisku, kështu që për brazilianin praktikisht ka përfunduar ky sezon!

    Klubi i tij – Al Hilal, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me gjendjen e Neymar. Shkalla e dëmtimit u shpjegua dhe braziliani pritet të jetë jashtë fushës për gjashtë deri në nëntë muaj.

    Për shkak të moshës së tij, shumë fansa në mbarë botën besojnë se ky dëmtim është “fundi” i karrierës së rëndë të Neymar. Kjo do të thotë se edhe kur të kthehet braziliani do të jetë larg lojtarit që argëtonte tifozët me lojën e tij para dëmtimit.

    Neymar pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Uruguait në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës. Braziliani u largua nga fusha i përlotur dhe me një grimasë të dhimbshme, nga ku u transferua menjëherë në spital.

    TË LIDHURA

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.